Besnik Aliaj jep dorëheqjen si Koordinator në PD


Besnik Aliaj jep dorëheqjen si Koordinator në PD

13:11 29/06/2017

Pasi nuk arritit të marrë mandatin e deputetit në Gjirokastër, ku u rendit i katërti në listën e kandidatëve të Partisë Demokratike, Besnik Aliaj vendos të japë dorëheqjen nga Koordinator i Politikave të Territorit në selinë blu.

Largimin nga çdo funksion që i ishte ngarkuar dy vite më parë nga Lulzim Basha, Aliaj e bëri publik përmes një statusi në rrjetet sociale, ku njëherazi konfirmoi  se do të jetë pjesë e kësaj partie, por tashmë si një anëtar i thjeshtë.

Edhe pse nuk është pjesë e asnjë prej listave që e shohin si kusht dorëheqjen e Bashës për analizën e humbjes në zgjedhje dhe njëherazi e cilësojnë hapjen e garës për kreun e ri të partisë nga dy nënkryetarët e PD-së si antistatutore, Aliaj thotë se “logjika “humbësit të ikin” qartësisht nuk funksionoi për PD! Ndaj sipas tij për një garë të ndershme duhet kohë dhe mundësi e mjaftueshme për çdo kandidat që do të garojë për këtë post.

“Në këto rrethana tepër specifike unë ende besoj tek një UDHËHEQJE KOLEGJALE e PD-së për 6 muaj, me 5 figura të besueshme dhe gjithëpërfshirëse të të gjithë grupimeve e fraksioneve në PD, të cilët nuk do të kandidojne vetë për asnjë post në PD! Kjo do të ndihmonte restaurimin e besimit mes vetes për të cilin kemi aq shumë nevoje sot! Asnjë preferencë asnjë paragjykim! Mendje e hapur! Zgjedhje me parimin një antar një votë. Referim strikt statutit ne fuqi!

Aliaj thotë se në çdo rast bashkëpunimi është leksioni i madh që u nevojitet demokratëve. Emri i Besnik Aliajt i shtohet 85 zërave kundër  të anëtarësisë së Partisë Demokratike, të cilët e kanë cilësuar hapjen e garës për kreun e ri të partisë si uzurpim të kompetencave dhe shkelje të statutit”,

thotë Besnik Aliaj.

TV KLAN






Të ngjashme