Besnik Mustafaj (29 Shtator 2000)


Besnik Mustafaj (29 Shtator 2000)

Autori: Blendi Fevziu

23:11 29/09/2000

Opinion–  Dy ditët e fundit  të fushatës elektorale kanë sjellë në studion e e TV Klan dy kandidatët për bashkinë e tiranës, z. Besnik Mustafaj kandadati i PD  dhe nesër z. Edi Rama  kandidat i PS. Besnik Mustafaj rikthehet në Tv Klan pas debatit që ai ka patur në  teatrin e rubairave me kandidatin Rama.Në këtë intervistë  do sjellim për shikuesit anën  njerëzore të kandidatëve.

Blendi Fevziu: Çfarë iu ka shtyrë që të futeni për ti shpenzuar fjalët e tua të letërsisë në administratën e bashkisë?

Besnik Mustafaj: Asnjë arsye nuk më ka detyruar. Ka shumë arsye, unë jam një njeri që iv ë re shumë eksperiencës njerëzore , eksperiencës personale. E gjithë letërsia ime është e ushqyer nga eksperiencat e mija dhe nga eksperiencate e mjediseve që kam frekuentuar. Motivimi i brendshëm për mua që ka qenë shumë i rëndësishëm  ka qenë të veprojë. Unë u ktheva nga pushimet me 15 gusht dhe sapo mora vesh që ishte një mundësi e tillë ku shumë seksione të Partisë Demokratike për tiranën më kishin propozuar mua për të qenë kandidati për kryetar bashkie. Fillimisht e prita me një farë habie. Përse këta njerëz që e kishin shumë seriozisht problemin se kush do ti përfaqësonte në tiranë më shihnin mua si kryetar bashkie.?! Është një përgjegjësi që unë nuk e kam parë veten më parë. Kjo zgjoi tek unë atë motivim të eksperiencës  dhe një lloj kureshtie.

Blendi Fevziu: Kur e pranuat propozimin për kandidim për postin e kryetarit të bashkisë së tiranës, a kishit parasysh një thënie  të përhapur se “shkrimtarët e mirë janë administrator të këqinj?

Besnik Mustafaj:  Nuk mund të them se  e kam menduar por unë e kam shkruar këtë gjë vetë se “shkrimtarët e mirë janë vendimarrës të këqinj”. Në librin tim fletorja rezervat duke folur për Havelin tregoi se kam një dyshim  nësë shkrimtarët janë vërtet vendimarrës të mirë, në kuptimin e  ushtrimit të pushtetit  dhe e analizoi si shkrimtar. Unë mendoj se shkrimtarët kanë një problem me ushtrimin e pushtetit. Shkrimtari është një njeri që dyshon tek e vërteta, nuk mundeson se ka monopolin e të vërtetës…

Blendi Fevziu: Të nderuar teleshikues ju kërkoj falje për këtë ndërprerje  për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, mbase ishte një ndërhyrje për të kuptuar dhe realitetin ku jetojmë dhe vështirësitë e vazhdueshme që kemi. Z.Mustafaj duke iu kërkuar dhe ju falje për këtë ndërprerje , besoj e shihni se sa e vështirë është të ushtrosh detyrën e kryetarit të bashkisë së tiranës…

Besnik Mustafaj: Është shumë e vështirë, por tashmë duke e njohur se si funksionon bashkia e tiranës ,energjinë elektrike e ka pushteti qëndror nuk e ka bashkia.

Blendi Fevziu: Le ti rikthehemi dhe njëherë pyetjes së parë .

Besnik Mustafaj: Unë jam i bindur se mund  ta bëj këtë punë . unë e konceptoj postine kryetarit të bashkisë , si një post shumë të rëndësishëm  të jetës politike të një politikani. Jam i bindur se do të dijë të punojë me njerëzit , me ata që do përbëjnë ekipin tim.

Blendi Fevziu: A keni frikë se Dashamir Shehi një kandidat i të djathtës së bashkuar shqiptare, me një biografi politike në PD dhe me një origjinë autoktone tiranse mund të marr shumë vota nga votat tuaja?

Besnik Mustafaj: Në rast se nuk do ishte kandidat vetë, mendoj se ai votën e tij do ma jepte. Nuk mendoj se do të ketë ndikim. Me sa e njoh unë tiranën me të gjithë kontaktet që kam patur deri tani, mendoj se elektorati i djathtë i tiranës  dhe ai liberal  nuk do e çoj votën dëm. E dyta unë jam i bindur se e menaxhoj më mirë këtë funksion se sa Dash Shehi

Blendi Fevziu: Duke iu zhvheshur nga kostumi politik doja tiu bëja një pyetje. Çfarë mendimi keni për Edi Ramën dhe kur e keni njohur atë?

Besnik Mustafaj:  Kjo më detyron mua të futem në gjërat personale. Unë Edi Ramën e kam njohur kur ishte student. Unë kam një shok , që është një nga miqtë e mi të fëmijërisë Nazmi Hoxha që është një piktor  dhe Edi Rama ishte një nga ata që i vërtitej nga mbrapa Nazmi Hoxhës. Ai ishte adhurues i Nazmi Hoxhës dhe nëpërmjet tij jam prezantuar me Edi Ramën.  Kur Nazmi hoxhës i rrëzohej diploma pasi ishte jo i linjës , me Edi Ramën shkonim e i blinim byrek Nazmiut që të punonte tek diploma e tij. Marrdhëniet e mija me Edi Ramën gjatë viteve 80` kanë qenë konstante , as shumë të afërta as humë të largëta.

Blendi Fevziu: Po aktualisht?

Besnik Mustafaj: Aktualisht për mua Edi Rama është një njeri i dyshimtë. Në kuptimin e ushtrimit të funksioneve të tij si Ministër i Kulturës. Unë e pashë se si e përdori pushtetin gjatë këtij muaj që ishte rivali im. Për mua ai e përdori shumë keq,  në mënyrë të pandershme, jo luajale dhe jo demokratike.   Sëdyti unë kam patur rastin të lexoi shumë gjëra për mënyrën  se si ai e ka menaxhuar ministrinë. Të mendosh se dyqani “Pierre Cardie” është dhënë me qera nga Teodor Laço për 3 mijë dollarë 80 metra katror dhe 5 mijë metra katror jepen me nga 1 dollarë metri katror . Për mua Edi në këto muaj të drejtimit të ministrisë nuk i ka qëndruar besnik atij anarkizmit të tij të dikurshëm  atij ballafaqimit të tij me ngurtësimin e shtetit.

Vijon …. (Shih videon)

tvklan.al






Të ngjashme