Besnik Mustafaj fushata në Tiranë, akuza Ramës për shfrytëzim posti – (9 Shtator 2000)


Besnik Mustafaj fushata në Tiranë, akuza Ramës për shfrytëzim posti – (9 Shtator 2000)

09:32 09/09/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Besnik Mustafaj, kandidati demokrat për kryetar i Bashkisë së Tiranës, ka akuzuar ashpër rivalin e tij kryesor Edi Rama për garë të pandershme elektorale, duke shfrytëzuar postin si Ministër i Kulturës. Këto akuza Mistafaji i shprehu në takimin me elektoratin e tre njësive administrative, të Tiranës.

Besnik Mustafaj:- “I gjithë stafi i tij përbëhet nga drejtorët në ministri, të cilët marrin rrogën atje, të cilët përdorin zyrat, fakset dhe gjithë kancelaritë, përdorin makinat, përdorin paratë e ministrisë. E gjithë kjo konvertohet në miliona lekë në dispozicion të fushatës elektorale. Kjo pra është e pa lejueshme për ne, por kjo tregon panikun që ata kanë për t’u përballur me votën e lirë”.

Mustafaji ka kërkuar mbështetje dhe nga ish-ushtarakët e liruar nga detyra./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme