Besnik Mustafaj për PD në EDU – (17 Maj 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Partia Demokratike nuk ka marrë asnjë raport me kritika nga Unioni Demokratik Europian. Para nisjes për në mbledhjen e këtij forumi në Londër Besnik Mustafaj sekretari për marrëdhëniet me jashtë të PD, u shpreh se shtypi është manipuluar nga individë jashtë PD. Sipas Mustafait PD do të mbështesi anëtarësimin në EDU të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Besnik Mustafai, deputeti i PD:- “Nuk është asnjë raport të tillë deri tani të paktën në djeninë tonë. Unë sapo jam kthyer nga Franca para tre ditësh ku kisha takim me sekretarin e përgjithshëm të partisë së Shirakut, e cila kishte dy anëtar në delegacionin e EDU-së. Gjithashtu ata nuk kishin asnjë djeni. Nuk ka asnjë raport të till akoma, nuk është ndonjë çudi që raporti të bëhet. Raporti do të jetë në frymën e mbështetjes së PD”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame