Besnik Mustafaj takim me banorët e Kombinatit (8 Shtator 2000)


Besnik Mustafaj takim me banorët e Kombinatit (8 Shtator 2000)

14:37 08/09/2000

Kandidati i Partisë Demokratike Besnik Mustafaj është takuar sot me banorët e Kombinatit para të cilëve ka detajuar platformën e tij për ndryshimin e kryeqytetit. Mos ma jepni votën tha Mustafaj për shkak të dobësisë së kundërshtari, por për vlerat që unë dhe partia ime përfaqësojmë.

“Unë ju them se nuk do të ju zhgënjej juve dhe as Partinë Demokratike. Nuk do t’i zhgënjej të gjithë ata që kanë votuar. Këto nuk janë vetëm zgjedhje për bashkiakët. Këto janë zgjedhje politike me të cilat populli i Tiranës si gjithë populli i Shqipërisë do të tregojë se nuk është vendim politik i kriminalizuar, nuk është me mafian, nuk është me klandestinë. Ai është përfaqësuesi i institucioneve për vendin demokratik, vendin e drejtësisë dhe për vendosjen e standarteve europiane.“/tvklan.al






Të ngjashme