Besnik Mustafaj takim me shoqatën “Gruaja dhe familja” (16 Shtator 2000)


Besnik Mustafaj takim me shoqatën “Gruaja dhe familja” (16 Shtator 2000)

11:45 16/09/2000

Kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës Besnik Mustafaj, ka takuar sot anëtarët e shoqatës “Gruaja dhe Familja”. Ne tha Mustafaj do të bëjmë gjithçka për të ju lehtësuar jetën juve dhe familjeve tuaja për t’ua bërë këtë jetë më të gëzueshme, më të këndshme dhe më shpresëdhënëse. Do të ngremë zona industriale premtoi ai për të vendosur investitorë shqiptarë e të huaj që do të kryejnë punë për të cilën ju dhe fëmijët tuaj jeni plotësisht të aftë t’i kryeni.

Nga takimi i sotëm Mustafaj ka replikuar publikisht me rivalin Rama e pikërisht ndaj akuzave të këtij të fundit për vjedhjen e ideve:

“Unë vazhdoj të bëj jetën time që kam bërë qëkur kam filluar të eci. Pra duke përshëndetur njerëzit, duke udhëtuar siç udhëtojnë ata, jam thjeshtë besnik i mënyrës sime të jetesës.”

Duke iu kërkuar ndjesë të pranishmëve për minutat e marra, Mustafaj tha se besimi i tyre është një detyrim i madh që do të shfaqet nesër nëpërmjet zgjidhjes së problemeve./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme