Besnik Mustafaji shpallet kandidat i PD për Bashkinë e Tiranës – (28 Gusht 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Besnik Mustafaji është shpallur sonte kandidati i Partisë Demokratike për kryetar i Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet lokale të 1 Tetorit. Pas votimit të anëtarëve të konventës së demokratëve të kryeqytetit, Mustafaji fitoi 440 vota kundrejt 167 votave të Bamir Topit. Pas shpalljes së fitores Besnik Mustafaji u deklaroi militantëve në sheshin para selisë së PD-së, se nuk do t’i zhgënjente duke punuar vetëm për fitore.
Besnik Mustafaji:- “Ju të gjithë jeni me mua në fushatë dhe unë jam bashkë me ju fushatë. Alternativa jonë është më e mira, sepse është më demokratikja, sepse mbron principet me të cilat është e ndërtuar bota ku ne do të integrohemi. Ju faleminderit! Do jemi një muaj bashkë dhe do të festojmë më 1 Tetor bashkë”.
Sali Berisha:- “Le të shpërndahemi për t’u bashkuar së shpejti, për të ecur drejt fitores të sigurt. Trafikanti Spartak Poçi kishin organizuar banditët, për të qëlluar mbi zonjën Topalli. Dje Meta erdhi dhe urdhëroi Poçin të deklarojë të paqenë aktin. Sot unë i kam dhënë paralajmërim se Tirana s’jua fal kurrë atentatin dhe në rast se nuk zbardhin rastin do t’i shporrim qelbësirat. Prandaj kjo është fitorja më e rëndësishme. Ne do të mbrojmë lirinë dhe vlerat e saj, në rast nevoje të gjithë ne, luftëtarë të lirisë, askush s’na mposht ne”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame