Besnik Sulaj: Nëse Bankers na jep naftë bruto, ARMO ndizet që nesër


Besnik Sulaj: Nëse Bankers na jep naftë bruto, ARMO ndizet që nesër

23:45 23/01/2018

Administratori i ARMO-s Besnik Sulaj, ka hyrë në linjë telefonike në studion e emisionit “Opinion” për të sqaruar pozicionin e tij në çështjen e rafinerisë së naftës.

Emri i këtij biznesmeni u lidh me kompaninë IRTC, që mori në administrim në shtator të vitit 2016, kompaninë Armo.

Besnik Sulaj u shpreh se administrator i rafinierisë është vëllai i tij dhe jo ai vetë.

Njëkohësisht Sulaj është shprehur se shifrat e përmendura në emision prej 704 milionë Euro lidhur me borxhet e rafinerisë nuk kanë qenë të sakta dhe madje kompania azere nuk i ka patur detyrime shtetit në momentin që është larguar, por ka qenë një gjobë prej 100 milionë Euro nga shteti shqiptar që e ka detyruar kompaninë të largohet nga vendi.

Nga ana tjetër, biznesmeni Sula pranoi se ka 25 milionë euro detyrime ndaj shtetit, por kjo bazuar në një marrëveshje me Tatimet, për t’i paguar me këste detyrimet brenda dy viteve.

Së fundi, gazetari Blendi Fevziu, kërkoi të dijë nëse Sula do të vazhdojë ende të jetë në administrim të rafinerisë.

“Rafineritë janë si punë e mullirit, që nëse nuk ke grurë nuk mund ta vësh në punë. Nëse Bankersi nesër na jep naftë bruto, ndizet rafineria

”, shtoi biznesmeni Sulaj. /

tvklan.al






Të ngjashme