Besonin se ishin lidhur me një djalë, por…
Një vajzë është dënuar nga gjykata pasi maskohej si djalë për të sulmuar seksualisht adoleshente, me të cilat kontaktonte në internet.
Gemma Watts, 21 vjeç, kishte hapur llogari në rrjete sociale me emrin fals ‘Jake Waton’ dhe me moshën 16-vjeçare. Ajo kishte shkëmbyer foto intime me viktimat para se t’i takonte ato.
21-vjeçarja u shpall fajtore nga gjykata e Winchester për krime seksuale ndaj katër vajzave dhe u dënua me 8 vjet burg. Policia beson se ajo mund të ketë mbi 50 viktima në total.
Autoritetet thanë se Watts përdorte foton e saj të vërtetë në Snapchat dhe Instagram si Jake dhe shënjestronte vajza nga mosha 13 deri në 16 vjeçe.
Për maskim, ajo mblidhte flokët dhe përdorte kapele ose kapuç. Policia tha se të gjitha viktimat e saj besonin se ishin në lidhje me një adoleshent djalë derisa oficerët zbuluan se fshihej një femër e rritur.
Ajo ishte aq bindëse saqë kaloi kohë si ‘Jake’ edhe me prindërit e disa prej vajzave. Gjykata dëgjoi se dy prej viktimave kishin tentuar të vrisnin veten për shkak të kësaj eksperience. Një tjetër tha se kishte rënë në dashur me ‘Jake’ dhe kur mori vesh të vërtetën u trondit shumë. /tvklan.al