Beteja brenda PD-së, Patozi: Cilat janë avantazhet dhe disavantazhet e Berishës përballë Bashës


Beteja brenda PD-së, Patozi: Cilat janë avantazhet dhe disavantazhet e Berishës përballë Bashës

22:42 29/09/2021

Ish-deputeti i PD, Astrit Patozi, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka treguar avantazhe dhe disavantazhet e Sali Berishën në betejën e tij kundër Lulzim Bashës.

Patozi si disavantazh për Berishën tha se është mosha dhe shpallja ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pikat e dobëta, e para njëherë është mosha që nuk e lejon, pasi ai vetë thasë nuk kishte ndërmend që të kthehej. Pyetja e çdo demokrati, e çdo shqiptari është se çfarë do të thotë kthim dhe çfarë ndodhi në këtë vend ti nga një ikje u riktheve furishëm, thjesht u gërvisht pak veshë. Ka disavantazhe të mëdha, ka damkën e SHBA që është një etiketë varëse. Por ka dhe përgjegjësinë që shqiptarët e tjerë nuk ja falin, pasi është bashkëpërgjegjës për katastrofën ku e ka çuar PD-në”, tha ish-deputeti.

Ndërsa si avantazh tha se ka përballë Bashën, i cili sipas Patozit do të fitojë luftën me procedura.

Ndërsa avantazh ka se ka përballë një njeri që do të marrë gjyqin me procedurë. Një njeri që pretendon të ketë një parti të tijën ka frikë nga partia e vetë. I ka dalë tjetri si Tursun Pasha, e mban të rrethuar në kështjellë. Ai duhet të dalë njëherë dhe të shpjegohet”, shtoi më tej ai./tvklan.al






Të ngjashme