Betejë në qytetin e Lezhës (22 Janar 1999)


Betejë në qytetin e Lezhës (22 Janar 1999)

12:17 22/01/1999

Pasi kanë vjedhur dy fuoristrada në Tiranë nuk i janë bindur urdhërit të Policisë të ndalen, madje kanë qëlluar ndaj tyre. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 09:00 në kryqëzimin para Bankës në qytetin e Lezhës ku dy automjete me targa të huaja nuk kanë pranur të verifikohen nga policët e shërbimit.

Pasi polici i shërbimit i bën shenjë makinës të ndalet, drejtuesi i mjetit shton shpejtësinë dhe ndërkohë vendos një sirenë policie. Pranë fshatit Gjadër, Policia e Lezhës e drejtuar nga oficeri i karrierës Paulin Stërkaj, ka bërë të mundur rrethimin e grabitësve të makinave. Për shkak të shpejtësisë së madhe fuoristrada përplaset me një makinë tjetër në hyje të fshatit Balldren.

Në këtë moment drejtuesi i fuoristradës e braktis atë duke hipur në një makinë tjetër të grabitur që ishte pas saj. Por në afërsi të Gjadrit ata dalin nga rruga dhe e braktisin makinën për t’u larguar më pas në drejtim të paditur.Policia e zonës ka bërë të mundur rrethimin e makinave dhe gjendjen e autorëve dhe pas një shkëmbimi zjarri ata janë dorëzuar vetë.

Ata janë vëllezërit Gentjan dhe Edmond Neza dhe Ndue Daka të cilët janë sjellë në Komisariatin nr.2 të kryeqytetit. Pas verifikimeve të para Policia e Lezhës ka konstatuar se janë grabitës të makinave të Bankës Botërore dhe të një shoqate hollandeze. Burime pranë policisë thanë se qëllimet e grabitësve ka qënë vjedhja e makinave dhe dërgimi i tyre në tregun malazez./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj






Të ngjashme