Betohen 19 gjyqtarët e rinj
19 gjyqtarët e rinj që kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës për vitin akademik 2019-2020, u betuan në një ceremoni të mbajtur sot në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Në këtë event morën pjesë personalitete në fushën e drejtësisë, si kreu i KLP Gent Ibrahimi, Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani, kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor Sokol Sadushi dhe drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi.
Në fjalën e saj, kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami vuri theksin tek rëndësia që ka të qenit gjyqtar si për sistemin gjyqësor ashtu dhe për të gjithë shoqërinë shqiptare.
Ajo u shpreh dhe për rëndësinë që ka për sistemin e drejtësisë ruajtja e figurës dhe integritetit profesional të gjyqtarëve veçanërisht në krijimin e besimit të publikut në një drejtësi të paanshme dhe të barabartë për të gjithë.
Llagami u shpreh se sistemi gjyqësor ka nevojë për më shumë se kurrë sot për gjyqtar të rinj me aftësi të larta profesionale dhe vlera njerëzore. /tvklan.al