Betohen kryetarët e rinj të bashkisë në Vlorë e Berat – (19 Tetor 2000)


Betohen kryetarët e rinj të bashkisë në Vlorë e Berat – (19 Tetor 2000)

13:59 19/10/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Në qytetin e Vlorës është bërë dorëzimi i pushtetit bashkiak, nga ish-kryetari Neki Dredha, kryetarit të ri të bashkisë Niko Veizi. Gjithashtu është bërë dhe mbledhja e parë e këshillit bashkiak, ku është zgjedhur me votim edhe kryetarja e këtij këshilli, socialistja Fatbardha Shabani. Ndërkohë nuk janë paraqitur për të marrë detyrën e tyre këshilltarët demokratë.

Edhe në Berat, këshilltarët e rinj të zgjedhur nga votimet për pushtetin lokal kanë bërë betimin e tyre. Me gjithë mungesën e 8 këshilltarëve demokratë, nga votimet e bëra është zgjedhur kryetari i këshillit të Beratit. Pas votimit, kryebashkiaku i Beratit Nikollaq Mata, ka marrë dorëzimin përkatës. Në ceremoni merrnin pjesë, ministri i Pushtetit Lokal Bashkim Fino dhe ministri i Bujqësisë Lufter Xhuveli./tvklan.al






Të ngjashme