Betohet anëtarja e re e SPAK


Betohet anëtarja e re e SPAK

13:45 31/01/2020

U zhvillua këtë të premte në Presidencë ceremonia e betimit të prokurores më të re të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Doloreza Musabelliu.

Emërimi i saj në SPAK vjen pasi kaloi procesin e Vettingut. Me Musabelliun numri i anëtarëve të SPAK-ut shkon në nëntë.

“Presidenti i Republikës Ilir Meta i uroi suksese dhe punë të mbarë prokurores më të re të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), znj.Musabelliu”, thuhet  në njoftimin e zyrës së shtypit të kreut të shtetit.

Në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm edhe Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, si dhe kryetari i SPAK-ut, Arben Kraja./tvklan.al






Të ngjashme