Betohet deputetja e LSI
Deputetja më e re nga radhët e LSI-së, Amra Borova, në qarkun e Shkodrës u betua në seancën plenare të kësaj të mërkure në Kuvendin e Shqipërisë.
Kandidatja në listat e LSI-së në zgjedhjet parlamentare të 2017-s, mori mandatin më herët nga KQZ, por nuk mundi të ishte në seancën e shkuar plenare, pasi kishte vetëm pak ditë që u bë nënë./tvklan.al