Presidenti i ri koreano-jugor optimist krizën në rajon
Tensionet në gadishullin korean kanë më në fund një sinjal shprese për zbutje, pas zgjedhjes së Presidentit të ri liberal në Korenë e Jugut.
Moon Jae-in, presidenti i ri koreano-jugor, ka shprehur gatishmërinë e tij për të vizituar veriun e armatosur. Deklarata erdhi vetëm pak momente pas betimit të tij.
“Nësë është e nevojshme, do të fluturoj menjëherë në Uashington, do të shkoj në Pekin, do të shkoj në Tokio, dhe nëse kushtet formohen, do të shkoj edhe ne Penian”.
Moon, i cili u shpall fitues te martën ne zgjedhjet presidenciale, tha se do të “negociojë sinqerisht” me Shtetet e Bashkuara dhe me Kinën, mbi vendosjen kontestuese të sistemit amerikan anti-raketë të vendosur në Korenë e Jugut.
64-vjeçari nisi kështu mandatin e tij 5-vjeçar si president pasi Park Geun-hye u rrëzua nën akuzuat për korrupsion.
Pjesëmarrja në votime ishte në nivelin më të lartë ne 20 vjet, me Moon që mori 41.1 për qind të votave./Tv Klan