Beyonce i beson sërish Valdrin Sahitit


Beyonce i beson sërish Valdrin Sahitit

12:49 08/10/2021

Artistja e famshme Beyonce ia besoi sërish veshjen e saj stilistit shqiptar Valdrin Sahiti. Diva u muzikës u shfaq në premierën e filmit në Londër  “The Harder They Fall” duke iu bashkuar kështu bashkëshortit, Jay Z.

Por veshjes së saj i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë edhe mediat e huaja. “Pop Sugar” ka shkruar se për krijimin e  fustanit stilistit shqiptar iu deshën plot 10 ditë  kohë, ndërsa ai është realizuar prej pëlhure mëndafshi dhe kadifeje. Ndërsa Sahiti u shpreh se “Veshja e një ikone nuk ka të bëjë me fustanin, ka të bëjë me shkëlqimin në sytë e saj gjatë veshjes së krijimit tuaj”.

Beyonce e kompletoi me sandale të thjeshta të zeza, një çantë me kristale nga Judith Leiber, syze dielli dhe xhevahire Lorraine Schëartz. Vathët kapnin vlerën e 21 karatëve, ndërsa ajo shtoi dy unaza diamanti në kombinim.

Kujtojmë se Beyonce zgjodhi krijimin e  stilistit shqiptar  në mbrëmjen e ceremonisë së çmimeve Grammy me fustanin e saj të kuq që bëri xhiron e botës.

Klan News






Të ngjashme