Beyoncé i këndon James Bond?
Flitet se do interpretojë kolonën zanore të filmit
Do të jetë Beyoncé ajo që do të këndojë kolonën zanore të James Bond të ardhshëm?
Spekulimet e nisura në rrjetet sociale thonë se Queen B është kandidatja numër një. Dhe kjo veçanërisht pas publikimit të një fotoje nga vetë këngëtarja, ku shfaqet duke shijuar një martini, pija e preferuar e James Bond.
Provat nuk janë shumë, por fansat kanë besim nisur edhe nga një ngjarje e ngjashme ku këngëtarja publikoi një limon pak kohë para publikimit të albumit “Lemonate”.
Mbretëresha e popit është e rezervuar, teksa shton ethet duke publikuar foto super seksi, ku format e saj lënë të gjithë më gojë hapur.
Tv Klan