Beyonce, pjesë e “Mbreti Luan”
Kompania Disney ka njoftuar se mbretëresha e muzikës Beyonce do të jetë pjesë e serisë së radhës “Mbreti Luan” – “The Lion King”.
Këngëtarja do të dublojë personazhin e Nalas, luanesha që është shoqe me protagonistin Simba.
Filmi vizatimor do të publikohet më 19 korrik të vitit 2019. Të tjerë yje në çast përfshijnë Chiwetel Ejiofor, John Oliver, Seth Rogen dhe Alfre Woodard, Donald Glover si Simba dhe James Earl Jones, i cili që në vitin 1994 ka dubluar Mufasa.
“Mbreti Luan” është një nga filmat vizatimorë më të mirë të kompanisë Disney.
Kolona zanore e këtij filmit të animuar “Circle of Life” fitoi rreth 968 milionë dollarë, në box office dhe u vendos në shumë shfaqe të Broadway.
/Klan Plus