Beyonce sulmon policët: Brutalë!
Beyonce ka lëshuar një deklaratë në faqen e saj duke u shprehur kundër vrasjeve të përhapura të zezakëve nga punonjësit e policisë në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe drejtësi për viktimat, Philando Castile dhe Alton Sterling.
“Jemi të lodhur nga vrasjet e të rinjve dhe grave në komunitetet tona"
, lexon deklarata, e shkruar me shkronja të theksuar të bardha kundër një sfondi të zi. “Na takon ne të mbajmë një qëndrim duke kërkuar që ata “mos të na vrasin”. Beyoncë, gjatë një përformance të enjten në Glasgow, mbajti një moment të shkurtër heshtjeje për viktimat nga dhuna policore. Në ekranin prapa saj shfaqen emrat e shumë viktimave, gati të panumërt.“Ne do të qëndrojmë si një komunitet për të luftuar kundër kujtdo që beson se vrasja apo ndonjë veprim i dhunshëm nga ana e atyre, që janë betuar për të mbrojtur, të mos mbetet pa u ndëshkuar
," tha Beyonce. Gjatë vitit të kaluar këngëtarja ka përdorur disa imazhe për të treguar mbështetjen e saj për lëvizjen “BlackLives Matter”./tvklan.al