Beyonce tregon barkun në fotosesionin e ri
Kur Beyonce zbuloi për fansat e saj se ishte shtatzënë me binjakë, posti i saj në Instagram theu një rekord Guinness porsa i përket fotove më të pëlqyera në rrjetet sociale duke kaluar 8 milionë pëlqime.
Këngëtarja e hitit “The Lemonade” ka postuar më shumë foto nga fotosesioni ikonë, në faqen e saj zyrtare. Shumica prej tyre janë shkrepur nën ujë ndërsa në disa të tjera ka qenë e pranishme vajza e saj 5-vjeçare Ivy Blue. Në fillim të këtij viti Beyonce theu rekordin Guinness për artisten femër me më shumë nominime Grammy./ tvklan.al