Bibla me dron në zonat e kontrolluara nga ISIS
Një kishë në Suedi po përgatitet për të lëshuar me mijëra Bibla elekronike të vogla, në zonat e kontrolluara nga Shteti Islamik në Irak.
Kisha Livets Ord, në Uppsala tha se planifikon që t’i lëshojë këto pajisje me dron, nga lartësi të mëdha.
Mediat në vend raportojnë se misioni i kishës është që të çojë pak shpresë dhe dashuri për të krishterët që jetojnë në këto zona të izoluara, ku të drejtat e njeriut janë të mohuara.
Biblat janë me madhësinë e një pakoje ilaçesh, janë të pajisura me ekran dhe nuk kanë nevojë për elekricitet./tvklan.al