Biblioteka Kombëtare, seminari – (20 Shtator 1999)


Biblioteka Kombëtare, seminari – (20 Shtator 1999)

19:56 20/09/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Në Bibliotekën Kombëtare nisi sot një seminar i përbashkët në kujdesin e ministrisë tonë të Kulturës dhe asaj Italian, ku pjesmarrësve shqiptar do tu mësohet nga specialistët Italian si të bëhet pasaporta e një vepre dhe katalogimi i saj. Ministri i Kulturës Edi Rama dhe këshilltari i Ministres së Kulturës Italiane Melandri, Umberto Kartili, në ceremoninë e hapjes së këtij seminari u shprehën optimist për këtë bashkëpunim mes kulturës së dy vendeve.

Specialistët Italian që do të bashkëpunojnë në këtë seminar tha Kartili përveçse do të japin sigurisht do të marrin edhe ata diçka nga kolegët e tyre shqiptar. Ndërsa Ministri ynë i Kulturës Rama tha se ky projekt është vetëm fillimi i një bashkëpunimi akoma më të gjerë me kolegët italianë, siç është dhe ristrukturimi i Teatrit Kombëtar, sheshit Nënë Tereza dhe Institutit të Monumenteve të Kulturës./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme