Bibliotekë me libra të gjetur në plehra
Një bibliotekë jo e zakonshme është hapur në krahinën e Çanakayasë në Turqi. Ajo është e gjitha me libra të gjetur në plehra. Punonjësit e pastrimit të qytetit filluan të grumbullonin të gjithë librat që gjenin në mbeturina dhe vendosën që të krijonin një bibliotekë për ta dhe për familjet e tyre në ambientet e një fabrike të braktisur.
Në shtator të vitit të kaluar, Departamenti i Higjenës e hapi bibliotekën për të gjithë njerëzit. Por fjala u përhap në gjithë komunitetin dhe vendasit filluan të dhurojnë libra për bibliotekën.
“Më parë, dëshiroja që të kisha një bibliotekë në shtëpinë time. Tani kemi një bibliotekë këtu dhe është e mirë. Unë dua të lexoj të gjitha librat”
, tha Serhat Baytemur, një punonjës i pastrimit të Çanakayasë.
Tani biblioteka ka një koleksion prej 6 mijë librash të të gjitha fushave.
Gjithashtu punonjësit e kanë sistemuar atë si një bibliotekë normale, me një seksion për të librave për fëmijë , një tjetër me libra komikë, dhe një seksion të tërë kushtuar kërkimit shkencor. Po ashtu biblioteka ka edhe libra në gjuhe të huaj si anglisht dhe frëngjisht.
Klan Plus