Bicaj: Teuta pretendon zonën europiane
Sa herë shënon, vendos fatin e ndeshjes. Mbrojtësi shtatlartë Ditmar Bicaj realizoi sërish. Goli i tij vendosi suksesin 2-0 të Teutës kundër Skënderbeut. Ky gol përfshin shumë emocione, por Bicaj nuk festoi si shenjë respekti ndaj ish-skuadrës së tij.
“Nuk është hera e parë që i shënoj, me Skënderbeun kam fituan gjithçka, por tashmë unë jam i Teutës, duhet të shohim përpara”.
Dhe përpara është ndeshja me Partizanin. Një takim që nuk do të jetë i lehtë.
“Ata vijnë nga fitorja në derbi, ne nga fitoprja me Skëndebeun do jetë ndeshje e luftuar”.
Për kalimin tek Teuta u bind prej stafit drejtues si dhe disa prej futbollistëve, por mbi të gjithë prej pretendimeve që Teuta ka nga sezoni i sivjetshëm”.
“Kemi pretendime madhore, kemi Europën”.
Jo vetëm si ekip por edhe si individ, mbrojtësi nuk e ka lënë mënjanë dëshirën për të luajtur sërish jashtë vendit.
“Kjo varet nga unë, duhet të jap maksimumin tek Teuta dhe hapen dyert”.
Tv Klan