Biden rikthen veteranët e diplomacisë në postet kyçe të DASH
Presidenti i zgjedhur Demokrat Joe Biden ka në plan të emërojë veteranët e politikës së jashtme të SHBA Wendy Sherman dhe Victoria Nuland të jenë zyrtarët Nr. 2 dhe Nr. 3 në Departamentin e Shtetit.
Sipas Reuters, Sherman e cika ka qenë një negociatore kryesore e marrëveshjes bërthamore të 2015 me Iranin që Presidenti Republikan Donald Trump braktisi, do të caktohet për zv/Sekretar i Shtetit
Nga ana tjetër Nuland, një oficere e dalë në pension me një karrierë të gjatë si diplomate, ambasadore në NATO dhe zëdhënëse e Departamentit të Shtetit, do të emërohet si nënsekretar i Shtetit për Çështjet Politike.
Një zëdhënës i tranzicionit të Biden nuk pranoi të komentojë emërimet që pritet të bëjë Biden. Nëse konfirmohen nga Senati, Sherman dhe Nuland do të shërbenin nën Antony Blinken, zgjedhja e Biden për sekretarin e shtetit.
Të dy kanë përvojë të thellë në Departamentin e Shtetit, Sherman si një i emëruar politik dhe Nuland si një diplomat karriere./tvklan.al