Biden thërret për qetësi, Trump vazhdon me akuza
Presidenti i SHBA Donald Trump ka dyfishuar pretendimet e pabaza për mashtrim në zgjedhje, kurse demokrati Biden vazhdon të bëjë thirrje për qetësi.
Numërimi i votave është akoma në proces në disa shtete kryesore, ndërsa deri tani Joe Biden ka epërsi në Nevada Arizona e Georgia dhe duke ulur avantazhin e Trump në Pennsylvania.
Në total Biden ka 264 vota të kolegjit elektoral, ndërsa Trump vazhdon me 214. Për të fituar Shtëpinë e Bardhë, një kandidat ka nevojë për 270 vota.
Një proces zgjedhor si ky, me një garë kaq të ngushtë mes dy kandidatëve, është historik për SHBA./tvklan.al