Bie çmimi i mishit të gjelit të detit (25 Dhjetor 1998)
Gjithmonë e më këmbëngulës po bëhen gjelat e detit në tregun e këtij fundviti e sidomos tregtarët e tyre. Në ndryshim nga vjet duket se çmimet e tyre kanë filluar të bien. Mesa duket këtë javë tregtarët dhe gjelat e tyre nuk kanë dashur të pësojnë fatin e kolegëve të tyre të vjetshëm. Një gjel vjet arrinte shumën 100 mijë lekë të vjetra. Konsumatorët duke u nisur nga çmimi, i bënë bojkot mishit tradicional të Vitit të Ri.
Fundi i ’98 duket se është më me fat për blerësit dhe njëkohësisht më fatkeq për gjelat. Në fillim të dhjetorit u duk sikur çmimet e tyre do të ishin po të njëjta me ata të vjetshëm por sot nuk është më nevoja të shkosh në tregun e tyre pasi janë vetë shitësit që arrijnë të ofrojnë çmime të arsyeshme./tvklan.al
Gazetar : Aldon Lipe