Bie dëbora e parë e nëntorit pas 54 viteve


Bie dëbora e parë e nëntorit pas 54 viteve

10:30 24/11/2016

Banorët e Tokios po “shijojnë” dëborën e parë të nëntorit pas 54 viteve.  Qytetarët e kryeqytetit japonez janë zënë në befasi, pasi zakonisht temperaturat rreth kësaj kohe shkojnë nga 10 deri në 17 gradë celcius.

Stacioni Meteorologjik i Japonisë ka kujtuar se kjo është “bora e parë e nëntorit” që nga viti 1962. Rënia e dëborës pëveç të ftohtit, ka sjellë dhë vonesa të vogla në transportin publik. Vitin e kaluar dëbora ka nisur në muajin janar./TvKlan.al






Të ngjashme