Bie dëbora e parë në Sahara pas 40 vitesh


Bie dëbora e parë në Sahara pas 40 vitesh

12:45 21/12/2016

Një fotograf amator me emrin Karim Bouchetata ishte në vendin dhe në kohën e duhur për të dëshmuar borën e parë në shkretëtirën e Saharasë pas 40 vitesh.

Ai fotografoi skenën e rrallë të hënën në qytetin e vogël algjerian të Ain Siefra-s, që shtrihet në malet Atlas në pjesën veriore të shkretëtirës.

sahara-snow-1

Në foto duket një shtresë e hollë dëbore mbi dunat portokalli të rërës, e cila qëndroi për një ditë.

Sipas raportimeve hera e fundit që kishte rënë borë në Ain Sefra ka qenë në vitin 1979./tvklan.al

 





Të ngjashme