Bie mbi tavolinën e xhamit në gjykatë, humb tragjikisht jetën shqiptari në Itali


Bie mbi tavolinën e xhamit në gjykatë, humb tragjikisht jetën shqiptari në Itali

21:50 24/07/2018

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Palermo të Italisë. Një punëtor shqiptar gjeti vdekjen në gjykatën e këtij qyteti, teksa po instalonte impiantin e një telekamere në katin e tretë të ndërtesës. 58-vjeçari Edmond Fejzullai, sipas mediave italiane, ra nga shkalla ku kishte hipur duke përfunduar mbi një tavolinë prej xhami dhe çau një arterie.

E gjitha skena u regjistrua nga kamerat e sigurisë në ndërtesën e drejtësisë. Shqiptari mësohet se punonte për një ndërmarrje e kontraktuar nga Ministria e Drejtësisë.

Fejzullai ishte nga qyteti i Durrësit dhe jetonte në Massafra të Puglias. Ai kishte pak ditë që kishte shkuar në Palermo për shkak të punës në gjykatë.

Mediat italiane shkruajnë se vetëm 24 orë para se të ndodhte ngjarja e rëndë, 58-vjeçari kishte postuar në Facebook një fotografi të Palermos. Shqiptari, i cili një ditë më parë kishte festuar ditëlindjen, mësohet se humbi jetën për shkak të hemorragjisë. Ai ndërroi jetë pak pasi u dërgua në spital.

/tvklan.al






Të ngjashme