Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën


Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën

23:00 05/06/2016

Një person ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15, në fshatin Zajs – Kurbnesh, në Mirditë.

Viktima është 52-vjeçari Fatmir Cara. Sipas policisë, Cara ka qenë duke lidhur një pompë uji në afërsi të banesës, ku ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan.al

 






Të ngjashme