Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 47 – vjeçari 


Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 47 – vjeçari 

18:36 24/09/2016

Një 47 – vjeçar, me iniciale A.H, banues në Pogradec, ka gjetur vdekjen ditën e sotme, si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.

Nga informacionet paraprake dyshohet se viktima, në momentin e hidroizolimit të një banese është prekur nga korrenti.

Ngjarja ndodhi në hyrje të Pogradecit, tek ish-Ferma.

Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje./tvklan.al






Të ngjashme