Bie në kontakt me rrymën elektrike, vdes i riu


Bie në kontakt me rrymën elektrike, vdes i riu

14:50 12/04/2018

Një 28- vjeçar ka ndërruar jetë, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Teodor Keko” në kryeqytet. 

I riu me inicialet E.P ka qenë duke transportuar disa hekura të cilat kanë takuar në telat e korrentit dhe për pasojë, ka gjetur vdekjen.

Njoftimi i policisë:

Më datë 11.04.2018, në rrugën “Teodor Keko”, shtetasi E.P, vjeç 28, banues në Kamëz, duke transportuar disa hekura të cilat kanë takuar në telat e korrentit dhe për pasojë, ka gjetur vdekjen. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për ngjarje aksidentale.

/tvklan.al

 






Të ngjashme