Bie nga 8 metra lartësi, në gjendje të rëndë shqiptari


Bie nga 8 metra lartësi, në gjendje të rëndë shqiptari

11:12 20/03/2018

Një murator shqiptar ndodhet në gjendje të rëndë pasi nga ra nga lartësia.

53-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, po punonte në tarracën e një shtëpi në rrugën Monchio delle Olle, në Canossa të Reggio Emilias, kur ra poshtë për shkaqe ende të paqarta.

Sipas mediave italiane, ai ra nga rreth 8 metra lartësi dhe ka marrë plagë të rënda. Ai u transportua me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje e rëndë. Ndërsa karabinierët kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje.

/tvklan.al






Të ngjashme