Bie nga aeroplani, vdes turisti 30-vjeçar
Një turist britanik ka humbur jetën pasi u rrëzua nga një aeroplan që ndodhej në pistën e aeroportit Dalaman në jugperëndim të Turqisë. Mediat thonë se 30-vjeçari u rrëzua nga dera e aeroplanit.
Ai u dërgua me urgjencë në spital, por ndërroi jetë pak minuta më vonë. Gazeta “Hurriyet” raportoi se turisti kishte thyer brinjët si rezultat i rënies nga lartësia. Policia turke ka nisur hetimet për këtë incident. Në dijeni është vendosur edhe Zyra e Jashtme britanike, e cila është në kontakt me autoritetet turke.
/tvklan.al