Bie nga një lartësi prej 6 metrash, humb jetën 23-vjeçari
Bie nga një lartësi prej 6 metrash, humb jetën 23-vjeçari
Shpërndaje
21:08 19/02/2014Një punëtor nafte ka humbur jetën pasditen e sotme në Fier. Ngjarja ka ndodhur në repartin e dekantimit, në një ofiçinë të vjetër në zonën naftëmbajtëse në Patos-Marinzë. Viktima është Arlind Bogdani, 23-vjeç. Ai ka qenë duke punuar teksa ka rrëshkitur aksidentalisht nga shkallët nga një lartësi prej 6 metrash. Bogandi mësohet të ketë ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Ai nuk ka arritur t’i mbijëtojë plagëve të rënda të marra në kokë. Menjëherë pas ngjarjes, Inspektoriati i Punës ka nisur menjëherë hetimet. Dëshmitarët thonë se 23-vjeçari nuk ka zbatuar rregullat e sigurisë teknike.