Bie nga shkëmbi, humb jetën menaxheri 45-vjeçar
Një 45-vjeçar ka gjetur vdekjen këtë të shtunë në Maliq pasi ra nga shkëmbi. Burime zyrtare sqarojnë se viktima me iniciale L.Ç punonte si menaxher i një kompanie në hidrocentralin e Moglicës.
Ai dyshohet se ka humbur ekuilibrin mbi një shkëmb, ku po kryente monitorimin e terrenit dhe aksidentalisht është rrëzuar duke rënë nga lartësia.
45-vjeçari u dërgua në spitalin e Gramshit me dëmtime të shumta fizike dhe pavarësisht ndihmës mjekësore, nuk mundi të mbijetonte.
Autoritetet policore vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes
./tvklan.al