Bie nga shkëmbi në Liqenin e Bovillës, humb jetën 32-vjeçari
Një 32- vjeçar ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një mali në Liqenin e Bovillës, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.
Sipas policisë, viktima është Denis Hala, banues në rrugën “Dhimitër Kamarda” ,Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, në rrugën e “Zall Herrit”, në Bovillë. Forca të shumta të policisë , zjarrfikëset dhe ekipi mjekësor kanë shkuar në vendngjarje për t’i dhënë ndihmën e parë. Gjithashtu në vendngjarje ka shkuar dhe helikopteri i Ministrisë së Shëndetësisë .
Por, i riu pasi është transportuar në spital nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe për pasojë ka ndërruar jetë./tvklan.al