
Bie niveli i ujit në zonat e përmbytura, banorët: Dëmet janë të mëdha
Uji që përmbyti rrugë e banesa në disa zona të Lezhës ka filluar të largohet.
Ende ka shtëpi dhe rrugë që mbeten nën pushtetin e ujit.
Brenda një kohe të shkurtër rastet e përmbytjes kanë qenë disa, e për pasojë edhe dëmet janë të konsiderueshme.
Lidhur me këtë situatë Bashkia e Lezhës ka mbledhur shtabin e emergjencave dhe pritet ndërhyrja me mjete dhe fonde në zonat ku dëmet kanë qenë më të mëdha.
Tv Klan