Bie një avion në Maqedoninë e Veriut, asnjë i mbijetuar
4 shtetas bullgarë, pjesëtarë të së njëjtës familje humbën jetën në një aksident ajror në Maqedoninë e Veriut. Avioni i vogël i tipit Çesna, me të cilin udhëtonin u gjet i rënë në rajonin qendror të Solunska Glavës.
Viktimat janë një çift bashkëshortësh dhe vajzat e tyre, të dyja 14-vjeç. Avioni i nisur nga Ohri drejt Sofjes humbi kontaktet rreth orës 16:00 të pasdites, vetëm pak minuta pas nisjes.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit nga ana e pilotit për shkak të motit të keq.
/tvklan.al