Bie numri i duhanpirësve francezë
Franca ka parë një rënie të mprehtë të numrit të personave që pinë duhan. Sipas një studimi thuhet se 1 milion njerëz kanë hequr dorë nga pirja e duhanit gjatë periudhës 2016-2017.
Sipas Shëndetit Publik Francez që ka kryer studimin, një rënie e tillë nuk është parë për një dekadë.
Mos konsumimi i duhanit vihet re mesin e adoleshentëve dhe atyre me të ardhura të ulëta.
Në studim thuhet se ulja e numrit të personave që pinë duhan ka ardhur si pasojë e masave anti-duhan që ka marrë Francë vitet e fundit.
Ministri i Shëndetësisë i Francës Agnès Buzyn përshëndeti lajmin e mirë dhe sidomos që në mesin e atyre janë edhe personat me të ardhura të ulëta.
/tvklan.al