Bie numri i rasteve aktive me Covid-19 në Itali
236 persona kanë humbur jetën në Itali gjatë 24 orëve të fundit për shkak të koronavirusit.
Ky numër është rritur në krahasim me ditën e djeshme, megjithatë mediat italiane japin edhe lajme pozitive. Bëhet fjalë për numrin e rasteve aktive, që është duke rënë.
Aktualisht janë 98 467 persona që janë të infektuar. Kjo pasi gjatë ditës së sotme janë shëruar 2 352 pacientë të tjerë.
Ndërkohë janë konfirmuar rezultuar me Covid-19 1 075 qytetarë duke e çuar numrin total të infektimeve në shtetin apenin në 213 013 raste.
Në Itali ka filluar të ulet lehtë edhe numri i pacientëve në terapi intensive./tvklan.al