Bie numri i viktimave nga Covid në Kosovë


Bie numri i viktimave nga Covid në Kosovë

15:10 28/08/2020

Vetëm një person ka humbur jetën në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK)  ka njoftuar se 119 të infektuar i janë shtuar rasteve të reja, ndërkohë që janë kryer 480 testime.

Sipas të dhënave, është regjistruar një numër i lartë të shruarish, 154. Raste aktive aktualisht atje janë 3 362.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 13,100 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi./tvklan.al






Të ngjashme