Bie orteku, dhjetëra të vdekur në një hotel në Itali
Një ortek bore ka rënë në një hotel në Gran Sasso, zonë turistike afër Pescarës në Itali.
Paraprakisht mësohet se në hotel ishin 22 turistë dhe 7 punonjës, si dhe dy fëmijë, ku mësohet se kanë gjetur vdekjen. Sipas mediave italian gjatë natës kanë rënë mbi 80 lëkundje tërmeti. Ekipet e shpëtimit kanë arritur gjatë natës në hotel, ku raportojnë se numri i viktimave është 30 dhe vetëm dy persona kanë mundur të shpëtojnë. Njëzet zjarrfikës, dy ekipet e shpëtimit, gjashtë ambulanca dhe policia lokale janë nisur për në vendngjarje, por kushtet e këqija kanë shkaktuar vonesa të mëdha./tvklan.al