Bie suvaja në shkollën “Osman Myderizi”


Bie suvaja në shkollën “Osman Myderizi”

10:04 12/02/2018

Elbarina Toshkollari, mësuese matematike në shkollën 9-vjeçare ‘Osman Myderizi’ në kryeqytet, është lënduar pasi një pjesë e suvasë së tavanit i ra në kokë teksa po shpjegonte mësimin.

Ajo ka marrë plagë në kokë, ndërsa nuk është lënduar asnjë nxënës. Ngjarja ka ndodhur orën e dytë të mësimit në klasën e 9 B, në katin e tretë të kësaj shkolle.

Menjëherë pas ngjarjes nxënësit janë zhvendosur në një tjetër klasë për të vijuar mësimi.

Mësuesja ka marrë ndihmën e mjekëve në Qendrën Kombëtare të Traumës, ndërsa kolegët tregojnë se gjendja shëndetësore e saj është normalizuar.

Shkolla 9-vjeçare “Osman Myderizi” i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë në vitin 2004, ndërsa gushtin e vitit të shkuar ndërmarrja numër 3 e Bashkisë së Tiranës ka kryer ndërhyrje të pjesshme.

Pas kësaj ngjarje, policia ka nisur punën për të nxjerrë shkakun dhe përgjegjësitë.

Tv Klan






Të ngjashme