Bie zjarr në resortin e skive
Një zjarr i madh përfshiu resortin e skive në Courchevel të Francës, duke lënë dy persona të vdekur dhe 14 të plagosur, katër nga të cilët janë në gjendje të rëndë. Zjarri ra fillimisht në një ndërtesë ku kishte punonjës sezonalë.
Më pas përfshiu të tre godinat. 70 zjarrfikës luftuan me flakët për t’i vendosur nën kontroll. Shkaku i zjarrit ende nuk është konfirmuar.
Shumë turistë që kishin mbetur të bllokuar në katet e sipërme të ndërtesave, u shpëtuan nga zjarrfikësit. Nuk ka informacione nëse dy viktimat janë turistë apo punëtorë të resortit.
/tvklan.al