Bien akuzat për Neymar


Bien akuzat për Neymar

12:18 30/07/2019

Policia e Brazilit ka deklaruar se çështja e Neymar-it është mbyllur. Gjykata e Sao Paulos ka pezulluar çështjen pasi provat nuk ishin të mjaftueshme, por do të dërgohen si fillim në prokurori për t’i shqyrtuar edhe njëherë.

Neymar është akuzuar në Maj të këtij viti nga modelja Naila Trindade se futbollisti e ka sulmuar dhe përdhunuar në një hotel në Paris. Neymar i mohon këto akuza ndërsa disa ditë më vonë ai poston një video në Facebook duke treguar mesazhet dhe foto që modelja i dërgonte.

Më vonë Naila doli në një intervistë ku tregone një video ku Neymar e sulmonte, por policia arriti të vërtetonte se ajo ishte false dhe paraqitën një padi për shpifje.

Tashmë prokurorët kanë 15 ditë kohë të rishikojnë edhe njëherë çështjen, përpara se gjykata të marrë vendimin përfundimtar.

Klan Plus






Të ngjashme