Bien ankesat për OSHEE-në


Bien ankesat për OSHEE-në

15:53 03/11/2018

32 për qind për pak ankesa janë adresuar në zyrat e OSHEE krahasuar me një vit më parë. Nga të dhënat për periudhën 9-mujore të 2018 numri i ankesave të depozituara pranë qendrave të Kujdesit ndaj Klientit janë 31 mijë e 699, nga  45 mijë e 289 ankesa që ishin në 2917.

OSHE thotë se për 2018-n, kanë marrë zgjidhje rreth 32.786 ankesa, përfshi brenda saj dhe ankesat e akumuluara.

OSHEE ka nisur të operojë përmes sistemit të ri të “menaxhimit të klientëve” në disa rajone të vendit, dhe pritet të kompletohet në të gjitha degët brenda muajit nëntor.  Ky sistem ka disa avantazhe, si rrit kontrollin dhe standardin e procesit të leximit dhe përshpejton në kohë dhe cilësi zgjidhjen e kërkesës.

Tv Klan

 






Të ngjashme