Bien gurë në rrugën Berat-Çorovodë, vështirësohet qarkullimi
Reshjet e shiut kanë nisur të shkaktojnë probleme edhe në zonën e Beratit. Në rrugën Berat-Çorovodë gjatë ditës, në vende të ndryshme kanë rënë gurë.
Për këtë arsye, lëvizja e mjeteve është vështirësuar edhe pse ekipet e emergjencave kanë dalë në terren.
Sipas Prefektit të Beratit, dy janë zonat që konsiderohen problematike.
Lagjia “Dafinat” në Urën-Vajgurore ku banesat janë në shtratin e lumit Osum si dhe ajo e Postobllokut në Kuçovë.
Banorët janë lajmëruar dhe shumë prej tyre janë larguar nga zona e rrezikut. Prefekti ka thënë se në terren kanë dalë edhe ekipet e ushtrisë dhe situta është në kontroll.
/abcnews.al